Një qytetar i komunës së Kamenicës ka vdekur në Kroaci, disa ditë pasi shkoi për të punuar në këtë shtet për të siguruar të ardhura për vetën dhe familjen, shkruan Telegramisot.com
44 vjeçari, Sabri Korqa, ka ndërruar sot jetë ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Ai para dy javësh ishte nisur me një grup të qytetarëve të Kamenicës për të punuar në shtetin kroat.
Familjarët i kanë thënë medies lokale “Kamenicapress” se qytetarët do të njoftohen me kohë për transportimin e kufomës dhe kohën e varrimit.