Të mërkurën në mbrëmje një pjese të lagjes “Sofalia” në Prishtinë, i është ndërprerë energjia elektrike.
Banorët e lagjes që ndodhet prapa shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, po ankohen se ende nuk kanë energji elektrike.
“Energjia elektrike është ndaluar pas mesnatës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e sanuar prishjen. Do ta kthejnë energjinë elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme”.
Buzhala ka thënë se sot gjatë ditës pritet që kësaj lagjeje t’i lëshohet rryma.