Një person i nacionalitetit shqiptar ka sulmuar me thikë tre serb në Mitrovicë të Veriut.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit në rrugën “Knjaza Milosha”.
Telegrami mëson nga burimet se i dyshuari me thikë ka goditur njërin nga viktimat në pjesën e fytyrës dhe veshit.
Siç mëson gazeta, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe i njëjti është hospitalizuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka qenë agresiv dhe se është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.