Njëri nga dy personat që u ther sot në Pejë është ndarë nga jeta teksa po trajtohej në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia ka konfirmuar se përleshja mes dy personave ndodhi sot rreth orës 14:45.
Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime, por njëri nga ta vdiq në spital.
Nuk dihen motivet e rastit.