Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, shkruan Telegramisot.
Hoxha njofton se aksidenti ka ndodhur rreth në orën 18:38, ku dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe është rrokullisur.
Ai bën thirrje për kujdes tek shoferët dhe të kenë vëmendje të shtur sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe të tjerët.
Njoftimi i plotë:
Në ora 18:38 në autostradën “Arbën Xhaferi” afër fshatit Babush
(Ferizaj) është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur, një person tjetër po ashtu raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore. Policia po merret me rastin. Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe të tjerët pjesëmarrës në trafik. Prandaj, Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë në trafik dhe do të ketë zero tolerancë.