Një person ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar për Klankosova.tv se në këtë aksident ku ishin të përfshirë pesë automjete janë lënduar edhe nëntë persona.
“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafiku, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë”.
Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta”, tha ai.
Në vendngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanta.