Gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vushtrrisë është paraqitur një rast si i dyshuar për koronavirus. Ky person tashmë gjendet në
Klinikën Infektive të QKUK-së, ku po pret rezultatet pas marrjes së mostrave nga ana e zyrtarëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik
Se ky person dyshohet për infektim me koronë, e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“Shtabi Komunal anti Covid-19 sot ka mbajtur takimin e radhës. Njoftojmë qytetarët e Vushtrrisë që në 24 orët e fundit është paraqitur 1 rast i dyshuar për Coronavirus, i cili është vizituar nga shërbimi i Urgjencës i QKMF-së në shtëpinë e të dyshuarit/es dhe konfrom protokolit shëndetësor është dërguar në Klinikën Infektive të SHSUK, nga ku po presim rezultatet e analizave”, thuhet ndërkaq në deklaratën e zyrtarëve nga Vushtrria.
Ai ka bërë thirrje që qyetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si dhe t’i ndjekin rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.