Një sulm verbal në Veri të Mitrovicës, ka rezultuar me një kosovar të lënduar.
Siç shkruan në raportin e Policisë së Kosovës, derisa ishin duke lëvizur në rrugën Osllobogjenja, tre meshkuj kosovarë, janë sulmuar verbalisht nga një grup i personave.
Njëri nga ankuesit kosovarë, ka pësuar lëndime trupore në dorë si pasojë e goditjes me një mjet të fortë nga dikush prej grupit.
Pas intervenimit të policisë personat janë shpërndarë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori por nuk raportohet për të arrestuar.