Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se ndaj një gruaje në Gjakovë është kryer dhunim.
Policia tha se është duke ndërmarrë veprimet hetimore, pa dhënë detaje të mëtejme.
“DHUNIM/Gjakovë / 27.03.2025 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj viktimës femër kosovare dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në raportin 24-orësh.