Mesha e Krishtlindjeve nuk i ka shkuar siç duhet një femre nga Shqipëria.
Në meshën e mbajtur në një kishë të Pejës, asaj i ka ndodhur një incident me ish-burrin, shkruan Gazeta Sinjali.
Ish-burri i saj, gjithashtu shtetas i Shqipërisë, ka hyrë në kishë dhe e ka kapur atë për dore duke e kërcënuar.
I dyshuari dhe viktima kishin qenë të martuar, njofton Policia.
Burri është arrestuar nga Policia e Pejës, ndërkaq me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.