Dje në orët e mëngjesit, një femër në Viti ka raportuar në Polici se vajza e saj ka tentuar t’i jap fund jetës, duke kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë.
Burime të Sinjalit brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se viktima pasi është hedhur nga kati i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Stubëll të Vitisë.