Sot në Bellopojë të Istogut një person ka humbur jetën pasi ka marrë lëndime nga një mjet bujqësor teksa ishte duke punuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se i lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore por që mjeku kishte konstatuar vdekjen e tij.
“ Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi.