Sot rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një person rreth 30-vjeç, i cili dyshohet se u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit, tha se mjeku kujdestar konfirmoi se viktima është pa shenja jete dhe dyshohet për vetëvrasje.
“Në vendngjarje lidhur me rastit kanë dal edhe hetuesit nga Sektori Rajonali Hetimeve në Prizren. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi.