Një 17 vjeçar ka ndëruarr jetë mëngjesin e kësaj të marte pasi ka shkaktuar vetaksident në fshatin Talinovc e Muhaxherëve në Ferizaj.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes teksa lëndime ka marrë edhe një 21 vjeçar, njofton Klankosova.tv.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 06:50 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një
automjet civil i udhëtarëve me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt dhe për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku dhe përfundon jashtë rrugës”.
“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, humb jetën pasagjeri L.A, i moshës 17 vjeçar, (vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal të Ferizajt) ndërsa lëndime trupore pëson, drejtuesi i automjetit N.A ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili pasi ka marr ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”.
Veseli mes tjerash bëri të ditur se me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.