Të premten rreth orës 09:20 ka ndërruar jetë një shtetase e Shqipërisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas informatave të Policisë, viktima ka qenë e martuar në Gllogoc.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë. Sipas informatave viktima ishte e martuar në Gllogoc. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.