Ka filluar një peticion që synon të mbledh të gjithë kundërshtuesit e “ndihmës” nga Serbia pa dallime, me të cilin do t’i kërkohet qeverisë në detyrë që menjëherë të anulojë këtë dërgesë.
Nëpërmjet një njoftimit thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtor të KQZ në QKUK.
“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të jap përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politik e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësve të tjerë të Milosheviçit.
Të bashkuar në këtë peticion kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.
Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja aktivistë politik.
KËTU mund ta gjeni peticionin.
https://www.change.org/p/albin-kurti-kund%C3%ABr-pranimit-t%C3%AB-testeve-t%C3%AB-ardhura-nga-serbia-p%C3%ABr-covid-19-db1b3d37-e0a8-4e59-a66f-f84e8d5b9dd9?utm_content=cl_sharecopy_21633532_en-US%3Av4&recruiter=513610838&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition