Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është duke u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Intervistimi i tij ka filluar në ora 9 e 30, teksa pritet të vazhdojë edhe nesër.
Nga kabineti i BDI-së kanë konfirmuar se Ahmeti se është ftuar si dëshmitar për rolin e tij në UÇK.
Por nga Gjykata Speciale e Hagës nuk kanë treguar deri tani se në çfarë cilësie është ftuar Ahmeti.
Gjykata Speciale ka kërkuar që Ahmeti të jetë i disponueshëm dy ditë për deklarimin e tij.
Intervistimi i Ahmetit është duke u bërë në Prishtinë.