Gjatë ditës së sotshme në prezencën e kryetarit të PDK-së, familjet e dy heronjve, Aziz Zhilivoda dhe Kolonel Ahmet Krasniqi iu bashkëngjiten zyrtarisht kësaj partie.
Në takimën e zhvilluar në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, përveç dy familjeve të heronjve, u bashkuan edhe kryetari i nëndegës së LDK-së, Xhemajl Krasniqi, kryetari i degës së AAK-së, Ali Krasniqi dhe komplet nëndega e Nismës në atë fshatë me kryetarin, Behram Krasniqi, transmeton Indeksonline.
Në një fjalim rasti mbajti edhe Aziz Krasniqi, nipi i heroit, Ahmet Krasniqi, ish-ministrit të Mbrojtjes gjatë Qeverisë në Ekzil të Kosovës, i cili u pritë me shumë duartrokitje.