Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se janë ngritur 18 aktakuza ndaj 18 personave.
Sipas Prokurorit, gjatë kësaj kohe janë ndaluar 8 persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.