Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia ka treguar se ankuesi i gjinisë mashkullore ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, shkruan lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, nga ku kanë gjetur 12 gëzhoja.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.