Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Istogut.
Një person është arrestuar pasi i njëjti ka shtyrë derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në QKMF në Istog e më pas në Spitalin e Pejës ku mjekët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë relevante të policisë, ndërsa për rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Istog 28.06.2021 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë raporti i policisë.