Në Prishtinë pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te përleshja fizike e prindërve dhe dy fëmijëve të tyre – vajzës dhe djalit.
Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt.