Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, gjatë konferencës për media, lidhur me rastin tragjik në Ferizaj, ku vdiq një 18-vjeçare, tha se shumë shpejt do të vërtetohet mënyra si ka qenë i involvuar personi i dytë dhe i parë në vrasjen e vajzës.
“Rasti ka ndodh në banesë në dhomë, persona të dyshimt e kanë dërgu në spital, prokurori nuk ka qenë aty”, tha kryeprokrori Jashari.
Ai tha se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar gjësende dhe telefona në banesën e të dyshuarit.
“Ka të sekuestruara gjëra dhe telefona në banesë, armë nuk ka të sekuestruara”, tha ai.