Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për mbrojtje nga COVID-19. Kushdo që nuk i respekton këto masa do të gjobitet, raporton Express.
Dënimet për mos respektim të këtyre masave mund të jenë deri në 500 euro për persona fizik, derisa gjoba për persona juridik shkon deri në 1 mijë euro.
Ata që gjobiten i kanë dy mundësi.
Kryesi i kundërvajtjes e cili e paguan gjobën në të holla Brenda 15 ditësh, paguanë vetëm gjysmën e shumës së paraparë për atë kundërvajtje, derisa nga kundërvajtësit që nuk e paguan shumën në këtë afat kohor ose nuk parashtron ankesë Brenda afatit prej tetë ditësh, zbatohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore.