Portali Telegramisot dhe Bmedia, e sjellin për shikuesit një super emision televiziv i cili do të transmetohet nga kjo e diel në Rtv-Dukagjini, nga ora 10:00.
Emsioni “Shnet për Jetë” është një emision me një studio unike të ndërtuar në zemër të fshatit dhe natyrës e cila do të trajtojë si kurrë më parë gjithçka që lidhet me shëndetin dhe trupin e secilit prej nesh. Ky emision do të moderohet nga dietologia Vala Pupovci dhe infermierja Shpresa Makolli.
Këtë të diel për herë të parë në ekranin e RTV-Dukagjini, vjen emisioni “Shnet për Jetë” . Emisioni i parë do të trajtoj diabetin. Si shfaqet diabeti, cilat janë simptomat, cilat janë dëmet dhe si mund ta menaxhojmë me anë të ushqimit dhe ushtrimeve fizike, na ndiqni të dielën nga ora 10:00 në RTV Dukagjini. Shnet për jetë