Sot në mëngjes është ndërprerë trafiku i trenave në linjat e gjata prej Berlinit për në Hamburg dhe Hanover, e më pas përsëri janë vënë në qarkullim, derisa disa linje kanë mbetur të mbyllura duke përfshirë atë në mes të Hanoverit dhe Bremenit. Në afërsi të Vofsburgut treni i shpejtë e ka goditur një pemë e cila kishte rënë në binarë, me ç’rast është lënduar makinisti i trenit.
Erërat e forta priten në veri dhe lindje të Gjermanisë edhe sot pasdite.
Kopshtet zoologjike në Berlin janë mbyllur gjithë ditën për shkak të rrezikut të rënies së pemëve dhe kafshët janë futur në hapësira të mbyllura.
Në afërsi të Dortmundit në perëndim të Gjermanisë shërbimi i zjarrfikësve i ka shpëtuar delet nga fushat e përmbytura me barka dhe kalime të vendosura përkohësisht. Agjencia e lajmeve DPA ka lajmëruar se fusha është përmbytur me ujë deri në dy metra thellësi dhe se disa nga kafshët janë mbytur. Rreth 200 prej tyre janë shpëtuar./Insajderi.com.