Në takimin koordinues me temë “Trajtimi i rasteve të dhunës në familje në kohën e pandemisë”, zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ka thënë se qëllimi i takimit është koordinimi i luftimit të dhunës në familje.
Ai ka thënë se nga janari janë regjistruar 1 388 raste të dhunës në familje.
“Gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar 1 388 raste. Kjo tregon se numri i rasteve ka shënuar rritje, por çfarë është më shqetësuese është se numri i raportimeve të raste ka shënuar rënie. Kjo na bënë të rrisim angazhimin”.
Ai ka thënë se në përpjekje për uljen e rasteve të dhunës, MD-ja do të fillojë me një fushatë vetëdijesuese kundër kësaj dukurie.
Dushi ka thënë Policia e Kosovës ka nevojë për kushte më të mira për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
“Konsiderojmë se duhet të ndahet një fond i veçantë për trajtimin e rasteve dhe kujdesin e personave ndaj të cilëve ushtrohet dhunë”.
Dushi ka thënë se duhet të ketë edhe trajnime për personelin që merren me rastet e dhunës në familje, raporton EO.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Policia, Këshilli Prokurorial Qendra Sociale, Këshilli Gjyqësor dhe Qendra Strehimore.