Pasi kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë reaguar nga kjo parti.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se nuk është mbajtur ndonjë takim pas këtij zhvillimi, si dhe nuk dihet sipas tyre arsyeja e dorëheqjes së Gashit.
“Ka ditë që është përfolur kjo çyshtje. Dorëheqja sot ka ndodhur. Ne ende nuk kemi pasur ndonjë takim që të diskutojmë këtë zhvillim…Ne ende nuk e dimë se për çfarë ai ka dhënë dorëheqje”, deklaroi Bekë Berisha.