Stacioni policor në Kamenicë njofton se ka gjobitur me 500 euro personat e infektuar me COVID-19 që kanë thyer izolimin.
Komuna e Kamenicës njofton se ka filluar aksion për identifikimin e personave të infektuar që kanë thyer izolimin dhe ndaj tyre po zhvillohet monitorim i vazhdueshëm.
“Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici. Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejnë vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal. Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit”, thuhet në njoftim.