Organizata Iniciativa për Progres (INPO), ka publikuar raportiN “100 premtimet e Shpend Ahmetit”.
Nga 100 premtimet e fushatës, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti vetëm 28 prej tyre i ka përmbushur.
Gjatë prezantimit të raportit Qëndrim Arifi nga INPO tha se nga 100 premtimet e kryetarit Ahmeti vetëm 28 prej tyre janë përmbushur, derisa ka shtuar se 15 janë gjysmë të përmbushura ndërsa 34 ende të pa filluara.
“Secili premtim është kategorizuar në katër pjesë. Fusha e parë nga 12 premtime janë përmbushur 4 premtime dhe nuk kanë filluar 3 nga to. Premtimi Kartela e Prishtinës, Rregullorja për Taksi. Premtimet e përmbushura janë Shtegu i Biçikletave në Gërmi dhe miratimi i rregullores për parkingjet”.
“Fusha e shtatë zhvillim në çdo cep janë 6 premtime janë realizuar 3 për dy të tjera nuk është bërë asgjë. Nga 100 premtimet gjithsej kanë përmbushur vetëm 28 premtime, prej 15 prej tyre janë gjysmë të përmbushura 34 prej tyre janë të filluara, ndërsa 23 premtime nuk është ndërmarr asnjë masë e vogël”.
Diell Haxhimusa, tha se secila fushë përmban premtime të veçantë e që numri i përgjithshëm është 100, raporton EO.
“Kryetari i Komunës gjatë fushatës ka premtuar 100 premtime që i ka ndarë në dhjetë fusha. Secila fushë përmban premtime të veçanta dhe numri i tyre është 100”.