Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka treguar se nesër do të hapet ekspozita që shpërfaqë krimet makabre nga lufta e fundit.
Syla thotë se 20 vite ju deshën fotoreporterit Alban Bujari, që përmes fotografive të dëshmojë krimet makabre të shtetit serb në Kosovë.
“Ndjehem mirë që pata mundësi të kontribuoj në këtë drejtim, dhe përfundimisht po realizohet kjo ekspozitë që shpërfaqë krimet makabre nga lufta e fundi. Që nga nesër të gjithë do të kenë mundësinë të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në vend, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje deputeti i AAK-së shkruan se nesër bëhet prezantimi i ekspozitës për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa Syla i inkurajoi të gjithë qytetarët të shohin këtë vepër historike.
“Krimet serbe po dëshmohen çdo ditë e më shumë. Këtë dëshmi e kemi detyrë. Lavdi të rënëve për liri!”, përfundon ai.