Këshilltari i Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, në një intervistë ka deklaruar se duhet dënuar ata që kanë kryer krime gjatë luftës.
Deputeti i PDK-së, Donjet Bislimi, përmes një statusi u ka bërë thirrje qyetarëve se nesër në ora 21:00 do të lëshohet “MARSHI I UÇK-së” nëpër dritare e ballkone, shkruan Reporteri.net
Ndryshe Bislimi ka thënë se këtë do e bëjmë sepse e ndjejmë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve.
Postimi i plotë:
Të dashur vëllezër dhe motra
Gjithë ju qytetarë të mirë të këtij vendi, të çliruar dhe pavarësuar nga sakrifica e heronjëve tanë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS,
JU BËJË THIRRJE, që nga nesër në ora 21:00 TË GJITHË NE që e ndjejmë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve, të lëshojmë “ MARSHIN E UÇK-së” nëpër dritaret dhe ballkonet tona!
Zoti e bekoftë UÇK-në,
Republikën e Kosovës,
Zoti ju bekoftë JU!