Ende pa e pranuar zyrtarisht detyrën, Bordi i Telekomit i emëruar sot nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka caktuar mbledhje për nesër, për të shqyrtuar pozitat e zyrtarëve të lartë në këtë ndërmarrje.
Në një dokument të publikuar nga metro, shihet se Bordi i ri ka thirrur mbledhje për nesër, në ora 14:00.Në këtë mbledhje mund të merret vendimi për shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefi, shkruan Reporteri.
Shkarkimi i tij ishte paralajmëruar edhe disa ditë më parë, por me sa duket nuk kishte pasur konsesus të plotë për këtë mes anëtarëve të bordit.
Mirëpo tani, me shkarkimin e dy anëtarëve të bordit dhe zëvendësimin e tyre me dy të tjerë pritet të ndodhin shkarkime dhe kjo valë mund ta kapë edhe drejtorin Bedri Istrefi.
Vetë kryeministri Kurti, sonte në një emision televiziv tha se dy anëtarët e shkarkuar të bordit kanë shfaqur një lloj rezistence në trajtimin e keqpërdorimeve të menaxhmenitit.
“Anëtarët e shkarkuar kanë shfaqur një lloj rezistence në trajtimin e keqpërdorimeve të menaxhmenitit dhe marrjes së masave përkatëse duke zvarritur proceset që kanë qenë mision i bordit të përkohshëm. Nuk miratohet bordi i përkohshëm që të gjeturat të mbesin njëjta”, u shpreh ndër të tjera Kurti”, u shpreh Kurti