Nesër mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të mbahet prej orës 15:00.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, e që në rastin konkret është , deputetja Fjolla Ujkani.
Përkundër mbajtjes së seancës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Më poshtë rendi i ditës i seancës së nesërme konstituive:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të
mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.