Sulmuesi Luis Suarez është gati për një aventurë të re jashtë ekipit të Barcelonës, pasi është vlerësuar si i tepërt nga trajneri Ronald Koeman.
Por, “Goal”, mëson se në rast të shkëputjes së marrëveshjes mes palëve, atëherë Barcelona duhet t’i paguajë 14 milionë euro sulmuesit nga Urugai, për shkëputjen e parakohshme të kontratës.
E gjitha kjo pasi Suarez ka edhe për një vit kontratën me katalunasit.