Zyrtarët do të jenë të pezulluar nga puna deri në përfundim të një hetimi dhe vendimin përfundimtar
Shumë nga ta ani se janë prapa grilave punën nuk e ndalin.
Për këtë punë të burgosurit marrin një pagesë simbolike, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, raporton T7.
Por disa zyrtarë përgjegjës të këtyre fondeve po dyshohet se këto mjete i kanë keq menaxhuar.
Kjo është edhe arsyeja pse janë marrë masa ndaj tyre nga ana e Shërbimit Korrektues.
Drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi ka treguar edhe për shumën që dyshohet që u keq menaxhua nga zyrtarët në fjalë.
Ndërkohë zyrtarët e lartcekur do të jenë të pezulluar nga puna deri në përfundim të një hetimi dhe vendimin përfundimtar nga Organet Kompetente pasi që të njëjtit dyshohen se nuk e kanë kryer detyrën me përgjegjësi në bazë të rregullores së brendshme për menaxhimin e fondit të mirëbesimit- Depozitat e të burgosurve.