Është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në Istog, mes komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë,
Ministri në detyrë, Armend Zemaj ka thënë se Ministria financon 2.5 milion euro nga buxheti i saj.
“Qytetarët e komunës së Istogut meritojnë gjithë kujdesin e institucioneve shëndetësore për kualitet të shërbimeve, me personel dhe ambiente cilësore”, ka shkruar ndër të tjerash Zemaj.