Ditët e para të vitit të ri kanë sjellë një ngjarje të rëndë në fshatin Belasur të Iranit, pasi një grua afgane ngriu për vdekje në përpjekje për të kaluar kufirin me Turqinë bashkë me dy fëmijët e saj.
Ajo kishte hequr rrobat nga trupi dhe me to kishte mbuluar fëmijët e saj për t’i mbrojtur nga i ftohti.
Kur autoritetet gjetën trupin e pajetë, panë se nëna fatkeqe i kishte mbështjellë këmbët me qese plastike, ndërsa fëmijët kishin çorape në duar.