Banorët e Shtëpisë së të moshuarave në Prishtinë, janë vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Në këtë shtëpi aktualisht janë 13 persona të prekur nga Coronavirusi, bëri të ditur udhëheqësi i kësaj shtëpie.
Ndërsa, ministri Zemaj tha se aty panë një përkushtim të stafit ndaj kujdesit të këtyre banorëve, përkundër kushteve jo edhe aq të mirë, për ruajtje nga Covid-19.
Zemaj shtoi së shpejti pritet të përfundojë objekti i ri i Shtëpisë së të moshuarave, cili do të ofrojë kushte më të mira.
“Pamë një përkushtim të stafit mbi mbikëqyrjen, angazhimi i stafit duhet të vlerësohet. Kushtet janë këto që janë”.
“Së shpejti do të ndërtohet objekti i ri i Shtëpisë së të moshuarave ku do të krijohet kushte më të mira dhe ky objekt të lirohet”, ka thënë Zemaj.