• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Në SHBA, protesta masive kundër Trump e Musk

06/04/2025 - 09:24:02
Në SHBA, protesta masive kundër Trump e Musk
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë në SHBA.

Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe e mbajti botën pezull me një ritëm marramendës. Shumë qytetarë dhe deputetë të Demokratëve dukeshin të tronditur prej javësh. Për një kohë të gjatë nuk kishte protesta. Tani qytetarët në SHBA po reagojnë, rezistenca publike po rritet ngadalë, duke përfshirë edhe demokratët. Mijëra vetë protestuan të shtunën (05.04.) kundër tarifave të Trump, kundër këshilltarit të tij Elon Musk, masave të ashpra kundër emigrantëve dhe pushimeve masive

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Vetëm në kryeqytetin amerikan, disa mijëra demonstrues të shtunën u mblodhën në Monumentin e Uashingtonit pranë Shtëpisë së Bardhë. Protesta të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera – për shembull në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago. Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si “Larg duart nga demokracia” ose “Ndal grushtin e shtetit”, duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta, të largohet Trump nga detyra dhe të mos preket sistemi social.

Organizata të ndryshme amerikane kishin bërë thirrje së bashku për një ditë aksioni mbarëkombëtar me më shumë se 1300 aksione proteste në të gjitha shtetet federale – nën moton “Hands off”. Organizatorët kishin pritur më parë qindra mijëra pjesëmarrës në të gjithë vendin, por në fund thanë se miliona njerëz dolën në rrugë. Megjithatë, aktualisht nuk ka shifra të besueshme për numrin e pjesëmarrësve.

Pak ditë më parë, senatori demokrat Cory Booker tërhoqi shumë vëmendje me një fjalim maratonë 25 orësh kundër presidentit Trump në kongres. Së fundmi, ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama dhe rivalja demokrate e Trump, Kamala Harris, gjithashtu folën në mënyrë kritike pas një periudhe të gjatë heshtjeje. /dw

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
12
Next Post
Prizren/ Therje me thikë pas mosmarrëveshjes në trafik, një person në pranga të Policisë

Theret me thikë një person në Prishtinë, në gjendje të rëndë

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi