Motra e Klodian Rashës e cila erdhi nga Italia për të varrosur të vëllain dhe për të protestuar ka humbur ndjenjat.
Teksa ishte duke protestuar, Bora Rashës i ka rënë gjendje të fikti teksa për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues edhe një police.
Ajo ishte duke mbajtur një flamur kuqezi të Shqipërisë në dorë kur ka humbur ndjenjat para kryeministrisë. Pak më parë në një prononcim për mediat, Bora Rasha garantoi se vëllai i saj nuk kishte armë ditën që u vra nga polici, si dhe nuk kishte probleme më parë me Policinë.
Bora Rasha deklaroi se kishte dalë në protestë për të kërkuar drejtësi për vëllain e saj të vrarë mesnatën e kaluar.