Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Kurse pas seancës në objektin e Kuvendit është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj dite.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se këtë pllakat po e vendosin në nderim të të gjithë atyre që ishin nënshkrues të deklaratës.
“Këtu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, në përfaqësim të vullnetit të popullit, miratuan Deklaratën Kushtetuese dhe e shpallën Kosovën Republikë“, ka shkruar ai në Facebook.