Mungesa e shërbimeve shëndetësore po konsiderohet cenim i të drejtave themelore të njeriut për qasje në shëndetësi. Shteti deri më tani më shumë ka pasur prioritet mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit, se sa investimin direkt në sistem.
Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen që të shkojnë jashtë vendit për trajtim të ndonjë sëmundje.
Dhjetë persona deri më tani janë dërguar në Turqi për trajtim të djegies së rëndë. Kosova nuk ka Qendër për Trajtim të Djegieve, rastet më të lehta trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.
Nga krerët e shtetit është thënë se sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë me “arnime”.
Ndërkohë që janë pikërisht këta të fundit që po kritikohen për këtë gjendje.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit më 5 janar në Ferizaj, kishte vdekur një vajzë, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.