• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Në moshën 12 vjeçare i vdiq baba dhe plisin e tij që ia vunë mbi kry e mban edhe sot si 83- vjeçarë”

10/10/2020 - 10:52:09
“Në moshën 12 vjeçare i vdiq baba dhe plisin e tij që ia vunë mbi kry e mban edhe sot si 83- vjeçarë”

Sot plaku i bani 83 vjet. Hala po mbahet.

Kjo është historia e tij:

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Ende nuk i kishte 8 vjeç kur i pa luftëtarët e Shaban Polluzhës derisa ktheheshin nga Podujeva për t’i mbrojtur familjet e shtëpitë e tyre. I pa dy vëllëzrit e tij tek niseshin bashkë me ta.Më i madhi u kthye i vdekur.Në moshën 10 vjeçare po i ndodhte diçka e çuditshme: baba i tij njëherë në javë ia jepte një torbë me ushqim dhe i thoshte ta dërgoj në Malin e Kërçinës e ta linte në degët e një lisi të caktuar.

Vetëm shumë vite më vonë do ta kuptonte misterin: ajo torbë me ushqim ishte për kaçakët e katunit që nuk po i dorëzoheshin pushtetit jugosllav.Ata ishin Ali Fazlia dhe Isë Zymeri. Në vitin 1947 i pa komunistët duke ua marrë drithin në hambar dhe miellin në magje. Nga ajo kohë i ka mbetur trauma e magjës së zbrazur.Në moshën 12 vjeçare i vdiq baba dhe plisin e tij ia vunë mbi krye.

Nga ajo ditë nuk e ka hequr kurrë më. Në vitin 1956 vëllau i madh i tha se na kanë thirrë në stacionin e milicisë në Skenderaj për ta dorëzu pushkën, e ky ia ktheu: Po shkoj unë se jam ma i ri dhe e duroj stupcin ma lehtë! Ishin ditët e terrorit të Rankoviqit.

Kur u kthye nga ushtria u end i papunë për plot 15 vite.Dilte në tregun e krahut të punës në Mitrovicë për të bërë ndonjë punë që e kërkonte ndokush.

Një ditë një furrtar i Zhurit e punësoi për t’ia dërguar në Zhur një kali, të cilin e kishte blerë në Mitrovicë. Nga Zhuri u kthye në këmbë në Prekaz, për të mos i harxhuar paratë, me të cilat mendonte të blinte diçka për familjen. Kur, pas 15 viteve, më në fund u punësua, jeta e tij dhe e familjes ndryshoi.

Fëmijët po i mësonin dhe ai bëri gjithçka që ata të shkolloheshin. Kështu nga familja e tij dolën katër inxhinerë, dy mjekë dhe më i vogli, për çudi, i hyri një shkolle e cila kishte një emër të padëgjuar: filozofi. Në vitet ’90, si pasojë e masave të dhunshme të regjimit të Millosheviqit, e larguan nga puna. Pastaj erdhi lufta dhe ai qëndroi gjithë kohën pa u larguar nga Prekazi. Edhe nëse vjen puna me m’vra, po du me dekë ktu – u thoshte të tjerëve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Me duart e tij varrosi vëllaun, bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, të cilin ia vranë serbët në një ditë të ftohtë prilli të vitit 1999. Dhe pa u bërë dy muaj edhe djalin e vëllaut, që po ashtu ia vranë serbët, pak ditë para çlirimit. Sot i mbushi 83 vjet dhe ende se ka ndërmend me u dorëzu.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Sot shtatë raste pozitiv me coronavirus

Dy të plagosur në Pejë

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi