Një qytetar nga Kosova, muajin e kaluar kishte shkuar për të regjistruan veturën në Qendrën e Regjistrimit në qytetin e Ferizajt.
Mirëpo, regjistrimi i veturës së tij është përcjell me një gabim teknik.
Vetura e tij nga zyrtarët e QRA (Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve) është regjistruar deri me vitin 3500.
Siç shihet në këtë dokument vetura është regjistruar me datën 22.08.2019 me afat deri me datën 01.01.3500.
Sigurisht, ky është një gabim teknik që është bërë pa dashje nga punonjësit e qendrës.