Një person është arrestuar mesditën e së martës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti ka qenë në gjendje të dehur.
Viktima nuk ka pranuar të marr tretman mjekësore, kurse i dyshuari është dërguar në mabjtje.
“Gjakovë 02.02.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.