Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një ndër faktorët që ulin jetëgjatësinë globale, pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
OBSH tregon se 4.2 milionë njerëz vdesin në vit për shkak të ndotjes së ajrit, duke e bërë atë një rrezik edhe më të madh se duhanpirja, SIDA apo tuberkulozi.
Për më shumë se dy dekada, ky faktor ka ndikuar në uljen e jetëgjatësisë me pothuajse 2 vjet, në krahasim me sa pritej të ishte nëse ajri do të ishte brenda standardeve të OBSH
Pavarësisht përpjekjeve për ta përmirësuar atë, duket se ky problem është ende i pranishëm.