Një zyrtar policor, i cili punon në Divizionin e Sigurimit të Objekteve Diplomatike dyshohet se ka kryer një rast të vjedhjes. Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.B
Bunjaku dyshohet se e ka vjedhur një biçikletë dhe lidhur me këtë rast të vjedhjes është suspenduar.
Sinjali mëson se “Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime penale lidhur me këtë rast në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorin e Shtetit me dyshimin se është kryer vepra penale e vjedhjes. Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor është suspenduar”.