• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ndeshja Kosovë-Angli, fillon shitja e biletave në tregun e zi

12/11/2019 - 19:01:43
Ndeshja Kosovë-Angli, fillon shitja e biletave në tregun e zi

Të dielën e 17 nëntorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova do ta presë ekipin e Anglisë në përballjen e saj të radhës në futboll.

Sot ka filluar shitja e biletave për këtë ndeshje, mirëpo ende pa nisur shitja e tyre, faqja online e cila shërben për shitjen e biletave Tiks.app, është bllokuar, e disa qytetarë të cilët duket se kanë arritur t’i blejnë biletat kanë filluar t’i shesin ato në tregun e zi

Lexo më shumë

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
10
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
9

Interesimi i madh i qytetarëve për ta parë ndeshjen Kosovë-Angli, ka bërë që ende pa nisur shitja e biletave, faqja Tiks.app të bllokohet.

Kësisoj, ka qenë e pamundur qasja në këtë faqe për të plotësuar të dhënat e nevojshme për blerjen e biletave.

Megjithatë, disa persona duket se tashmë kanë arritur t’i sigurojnë biletat dhe kanë vendosur t’i shesin ato online në web faqen MerrJep.

Disa prej tyre kanë bërë edhe shaka me shitjen e biletave e këtë e kanë shkruar edhe në njoftimin e tyre për shitje.

Ndërkaq, disa të tjerë kanë përdorur edhe numrat e telefonëve të personave të njohur për publikun, siq është rasti i ish-kryeshefit ekzekutiv të PTK’së, Agron Mustafa.

Këtë Mustafa e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Brenda 5 minutave, mbi 50 telefonata pranova ne lidhje me shitjen e disa biletave te ndeshjes Kosova me Anglinë!!! Po dua te besoj qe dikush e ka gabu nr e telefonit qe e ka vendose ne ëëë.merrjep.com e jo qëllimshëm duke e ditur qe është nr im i telefonit!!!

Papërgjegjësi totale dhe e turpshme e kujtdo qe e ka bere këtë gjest”, ka shkruar Mustafa.

Ndërkaq edhe regjisori Fatos Berisha ka njoftuar se numri i tij është shpërndarë në faqen MerrJep nga qytetarët të cilët kanë bërë njoftimin për shitjen e biletave.

“Persona të papërgjegjshëm kanë publikuar numrin tim të telefonit në portalin merrejep.com gjoja se unë kam bileta për të shitur për ndeshjen Kosove-Angli. Unë nuk shes bileta. Kjo është një mashtrim dhe metodë e poshtër e intimidimit të privatësisë sime”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Kosova fillimisht do të përballet me Çekinë të enjten, ndërsa të dielën e pret ndeshja e madhe me Anglinë.
Anglezët e kishin fituar lojën e parë me rezultat 5 me 3 në shtator. Kosova është ende në garë për t’u kualifikuar në Euro2020

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë ndodhën 89 aksidente në trafik
Lajme

Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës

May 23, 2025
10
Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
Lajme

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

May 23, 2025
9
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së

May 23, 2025
14
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes në vetaksidenti me biçikletë, 15-vjeçari nxënës i shkëlqyer në Bërnicë

May 23, 2025
34
Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik
Lajme

Krasniqi e mbledhë Këshillin Politik të PDK-së, flasin për ngërçin politik

May 22, 2025
10
Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza
Bota

Netanyahu i thot po planit të Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

May 22, 2025
39
Next Post
Konfirmohet që Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës

Konfirmohet që Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës

Më të fundit

  • Aksident i rëndë në Kçiq të Mitrovicës
  • Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri: Ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri
  • Një 40 vjeçare u gjet e vdekur në një objekt në ndërtim brenda QKUK-së
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi