Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së dhe ish-drejtori komunal, Hajrullah Mazreku nga Malisheva.
Me rastin e vdekjes së hershme të Hajrullah Mazrekut, kryetari i komunës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mazreku, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij.
Hajrullah Mazreku, ka qenë luftëtar i ditëve të para në luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2014 e deri në 2020, ishte fillimisht drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e më pas drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës.